Google ADS

Osmani: Biznesi duhet t’i udhëheqë raportet ndërfqinjësore

14:15 | 12 Janar 2021
V. S.

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot ka realizuar takim me kryetarët e katër Odave ekonomike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që përbëjnë Komitetin për dialog biznesi me Republikën Helene, si dhe janë pjesë të Grupit Ndërkombëtar të ekspertëve, që janë pjesë e këtij biznes dialogu me subjektet ekonomike greke, njoftojnë nga Ministria e Jashtme.

Takimi u realizua në prag të vizitës së ministrit Osmani në Athinë, me qëllim shkëmbimin e informacioneve dhe koordinimin e aktiviteteve në të ardhmen që dalin nga Marrëveshja për Partneritet Strategjik dhe Planit Aksionar, të destinuara për inkurajimin dhe strukturimin e dialogut në mes biznes komunitetit të të dyja vendeve fqinje.

“Maqedonia e Veriut i kushton rëndësi të veçantë raporteve me Greqinë mike, e cila është njëra prej partnerëve tanë më të rëndësishëm dhe investues me të cilët tashmë realizojmë nivel të jashtëzakonshëm të bashkëpunimit. Presim që në të ardhmen, angazhimet e Komitetit për biznes dialog dhe Grupit Ndërkombëtarë të ekspertëve të mbështesin dhe plotësojnë komunikimin e suksesshëm në drejtim të zgjerimit të potencialit dhe mundësive për biznesin”, tha Osmani, duke potencuar se raportet ndërfqinjësore janë prioriteti i parë i politikës së jashtme të vendit, jo vetëm në drejtim të stabilitetit politik, por edhe në aspekt të nevojës për shkëmbim ekonomik dhe bashkëpunim.

Qëllimi mbetet që dy vendet përmes komuniteteve të biznesit të gjejnë zgjidhjet më të mira në raport të rregullimit të brendeve tregtare, emrave tregtar dhe emërtimeve të origjinës, që do të kontribuojnë për bashkëpunim edhe më intensiv mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. “Biznesi dhe ekonomia kanë qasje pragmatike dhe ato duhet t’i udhëheqin marrëdhëniet ndërfqinjësore”, theksoi Osmani.

Përvojat, mendimet dhe qëndrimet e parashtruara në takim, do të jenë temë e bisedimeve edhe me palën greke në prag të takimit të takimit të Osmanit në Athinë./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme