Integristët presin që pas konstituimit të Kuvendit, kreu i LSDM-së Zoran Zaev t’i ftojë në bisedime për formimin e shumicës së re parlamentare. Megjithatë zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani në një intervistë për T7 nuk përjashtoi mundësinë e formimit të shumicës edhe me OBRM-PDUKM-në.
Zërat për rotacionin e pozitës së kryeministrit BDI edhe një herë i quajti si komente të analistëve, edhe pse si parti nuk do të kishin asgjë kundër një ideje të tillë. Osmani tha se propozimi i tyre për kryeministër ishte simbolike.
“Një prej sloganeve të fushatës e kishim Pse jo?, ashtu që Pse jo? Gjithçka është e mundur. Te çështja e kryeministrit më me rëndësi është simbolika se sa aspekti praktik. Në këtë mënyrë thyhen tabutë e pabarazisë në këtë vend. Unë mendoj se lirohen institucionet”’- deklaroi Bujar Osmani, Zëdhënës i BDI-së.
Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në televizionin “Alfa” foli për tentimet e LSDM-së për t’i blerë deputet duke shtuar se mandatet e OBRM-PDUKM-së janë të sigurta dhe nuk mund të shiten. Megjithatë Mickovski nuk përjashtoi mundësinë që në vjeshtë vendi të shkojë në zgjedhje të reja.
“Janë ofruar vlera me -6-7 shifra dhe jam i dëshpëruar se si ata e shohin politikën. I janë ofruar privilegje atyre dhe familjeve të tyre, por janë kundërshtuar në mënyrë brutale. Disa nga ata njerëz që kanë kërkuar blerjen e tyre kanë ardhur dhe kanë kërkuar falje më pas”-Hristijan Mickoski, Kryetar i OBRM-PDUKM-së
Por pohimet e tilla të Mickovskit i hodhi poshtë kryeministri teknik Oliver Spasovski. Ai tha se LSDM-ja nuk ka tentuar të blejë deputetë ndërsa tha se zgjedhje të reja nuk do të ketë. Spasovski ka shtuar ka shtuar se pret formimin e shpejtë të Qeverisë dhe se negociatat do të zhvillohen me parti pro-Evropiane. Nga ana tjetër koalicioni “Tash është koha” ka konfirmuar kontakte me partitë tjera për formimin e Qeverisë, por thonë se do të presin fillimisht BDI-në që ta realizojë sipas tyre premtimin e vetëm që kishin në zgjedhje./Alsat/
Modernizimi i plotë i rrjetit “Vala”, Kurti: Për...
Krasniqi: Toni, fituesi i 5 medaljeve olimpike si trajner, ë...
Telekomi i Kosovës mban konferencë për media, pjesëmarrës Ku...
Kina, Meksika, Kanadaja reagojnë ndaj kërcënimeve të Trumpit...
Protesta e PD-së në Tiranë, 44 të shoqëruar në komisariatet ...
Osmani pritet nga Presidenti i Kolumbisë: Mirënjohëse pafund...