Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet në qëndrimin e se Maqedonia e Veriut ka nevojë për institucione që do të jenë të fokusuara në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë në politikë.
Kjo është kërkesë e Bashkimit Evropian, kjo është kërkesë e qytetarëve dhe me këtë qëndrim do të paraqitemi në takimin e liderëve. Këtë sot e ka deklaruar zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, njofton portalb.mk.
“BDI do të kërkojë të fillohet me realizimin e iniciativës për “veting”. Vlerësojmë se ajo është e domosdoshme nëse duam ta kthejmë besimin e qytetarëve në institucione, por edhe institucioneve të BE-së dhe kërkon që të plotësohen të gjitha çështjet që na hapin rrugën për marrjen e datës për fillimin e negociatave me Unionin”, tha Osmani.
“VETINGU është procesi që shërben për përjashtimin e zyrtarëve publik, të cilët nuk kanë integritet në përmbushjen e detyrës dhe në këtë mënyrë, rikthehet besimi i publikut në punën e institucioneve shtetërore. Procesi i vetingut, si rregull, kryhet duke kontrolluar figurën e dikujt përpara se t’i ofrohet një vend pune. Në varësi të vendit të punës ose të projektit, procesi i vetingut mund të bazohet në kontrollin e aftësive, personalitetit, pasurisë ose të ndonjë faktori tjetër që lidhet me qëllimin e vetingut.
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...