Zv.kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në kuadër të vizitës zyrtare në Bruksel realizuan takim me komisarin evropian për migracion dhe punë të brendshme, Dimitris Avramopoulos, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në këtë takim Osmani e ka prezantuar përmbajtjen e planit të ri reformator të Qeverisë së RM-së, Plani 18 me theks të veçantë në zbatimin e reformave në pjesën e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupcionit, gjegjësisht në pjesën e migracionit, të ashtuquajturën bashkëpunim me Frontex.
“Sjell lajme të mira nga Shkupi, ku mbrëmë, Qeveria solli vendim me të cilin e miratoi tekstin e Marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe BE-së, me të cilën rregullohet statusi i shërbimeve kufitare dhe bashkëpunimi me organet kufitare evropiane-FRONTEX”, tha Osmani, duke dërguar ftesë deri te komisari Avramopoulos për vizitë në Shkup ku do të nënshkruhej dhe do të hynte në fuqi marrëveshja në fjalë.
Osmani, siç informojnë nga shërbimi për shtyp i SÇE-së, e ka informuar komisarin evropian për Planin e ri 18, në kontekst të rolit të ri të përshpejtuesit të reformave në vend deri në fillimin formal të bisedimeve për anëtarësim në BE.
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...