Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani ka anuluar pjesëmarrjen e tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të thirrur nga presidenti i Shtejtit, Stevo Pendarovski.
Osmani mori një vendim të këtillë, menjëherë pas konfirmimit të kreut të Komunës së Kumanovës se ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Kujtojmë se në takimin e djeshëm me kreun e Komunës së Kumanovës, mori pjesë edhe kryeministri i vendit, Oliver Spasovski.
Postimi i plotë i Omanit në FB:
“Pas konfirmimit pozitiv për COVID-19 të Kryetarit të Kumanovës e meqë dje kishim takim në Shtabin Komunal në Kumanovë, pavarësisht se gjatë gjithë kohën kam qenë me mjete mbrojtëse personale maskë dhe doreza që epidemiologët i vlerësojnë si të mjaftueshme për tu mbrojtur, vendosa që sot mos të shkoj në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë të Presidenti si dhe ti vetizolohem deri të martën kur duhet të bëhet testimi sipas protokoleve. Kryetarit të Kumanovës i dëshiroj shërim sa më të shpejt si edhe gjithë qytetarëve të prekur dhe sa më shpejt gjithë bashkë të dalim nga kjo situatë. Qofshi shëndosh!”, ka shkruar zëvendëskryeministri Bujar Osmani në profilin e tij në facebook.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...