Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoni të Veriut, Bujar Osmani tha se në Tabanoc sot arrijnë 43 shtetas të Maqedonisë që u evakuan nga Ukraina për shkak se të luftës.
“Pas pushtimit, 43 shtetas të Maqedonisë janë në evakuim aktiv dhe kanë lëshuar vendbanimet e tyre dhe janë rrugës për të dalë nga Ukraina. Prej tyre 25 janë jashtë Ukrainës në shtetet përreth, ndërsa 18 të tjerë ende ndodhen në kufrin në Ukrainë. 38 ndodhen në vendbanimet e tyre në Ukrainë, 11 janë në Kiev, 7 në Zaporozhje dhe 2 në qytete tjera. Nga 38 disa kanë shtetësi të Ukrainës, dhe disa vendosën të qëndrojnë në Polini në mënyrë që sërish të kthehen në Ukrainë. Ka qytetarë të cilët këtu nuk kanë asgjë përveç shtetësisë. Disa prej tyre nuk lëshuan vendbanimet në Ukrainë, ndërsa disa mbetën në shtetet fqinje”, u shpreh Osmani.
Javën e kaluar në Ukrainë ambasadori i Maqedonisë ishte ndër të parë që u evakuua për shkak të rrezikut.
MPJ në fillim të pushtimit ka vërtetuar 120 shtetas të Maqedonisë me familje në Ukrainë, prej të cilëve 20 u kthyen para pushtimi më 24 shkurt.
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...