Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani informon se sot janë regjistruar 15 raste të reja në Tetovë, dhe u bënë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të madh, njofton Telegrafi Maqedoni.
“15 teste pozitive të reja sot në Tetovë, prej të cilave 11 janë raste të reja dhe kjo është shenjë se më e keqja ende nuk ka kaluar sa i takon pandemisë, dhe se ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm. Prandaj sot u mblodhëm në një takim dhe koordinim të jashtëzakonshëm me Zëvendësministrin e Shëndetësisë, me Drejtorin e Institutit për Shëndet Publik dhe Drejtorin e Klinikës të Tetovës, për të bërë një diagnozë, një prerje të asaj se si është gjendja me pandeminë këtu në Tetovë dhe në rajonin e Tetovës, dhe cilat duhet të jenë masat shtesë që eventualisht duhet të merren në të ardhmen.
Në përgjithësi folëm se situata është nën kontroll mirëpo ka disa dobësi në disa pika të zinxhirit të kujdesit, duke filluar një herë nga nevoja për kujdes më të madh nga qytetarët në respektimin dhe mënyrën e mbajtjes së mjeteve mbrojtëse, në ruajtjen e distancës fizike dhe higjienës personale, por gjithashtu edhe në komunikimin me mjekët amë, rolin e mjekëve amë në identifikimin e hershëm, rolin e ndihmës së shpejtë, dhe pastaj të gjitha aspekteve të tjera për të cilat sot bëmë një plan të ri, të cilin do ta prezantojmë në Shtabin Qendror. Unë mendoj që tani është koha kur duhet një kujdes edhe më i madh nga njerëzit, për shkak se fakti që po kthehet pandemia gjithandej në vend dhe në bazë të gjitha parametrave, mund rrejshëm të na jep një vetëbesim, i cili pastaj mund të na rikthen në një situatë të re.
Prandaj, në kushte të tilla, në kushte kur kemi një situatë në Tetovë të kemi 11 raste brenda një dite, e re kjo kërkon që qytetarët edhe një herë të jenë të vëmendshëm në zbatimin e të gjitha rekomandimeve individuale që ata kanë, por edhe ne, të bëjë gjithçka që është e nevojshme që sistemi të jetë funksional në mënyrë që të identifikojë të gjitha grupimet dhe të marrë masat e nevojshme për shërimin e tyre. Unë mendoj se spitali kishte të gjitha kushtet e nevojshme për të trajtuar përfundimisht gjithçka që nevojitet. Qendra e Shëndetit Publik po bën punën e saj dhe ne do të duhet të vazhdojmë të koordinohemi në mënyrë që të parandalojmë më keq”, theksoi Osmani.
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...