Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, mbetet në qëndrimin se nëse në 100 ditëshin e parë të qeverisjes nuk miratohet ligji për gjuhën, partia e tij nuk do të jetë më pjesë e Qeverisë. Megjithatë Sela shpreson që të mos ketë nevojë për një gjë të tillë.
Sa i takon rishikimit të buxhetit, Sela vlerëson se disa pjesë të platformës politike të partisë së tij janë marrë parasysh. Sa i takon pikave të deklaratës së përbashkët shqiptare si dhe zhvillimit të barabartë rajonal dhe formimi i një Komisioni për ndarje të drejtë të buxhetit, Sela thotë se do të zbatohen nga miratimit të buxhetit.
Këto komente Sela i bëri gjatë Kuvendit të rregullt të partisë në Tetovë ku poashtu deklaroi se vazhdon të mbështesë bashkimin e mundshëm të subjekteve të Aleancës për Shqiptarët në një parti të vetme.
Në mbledhje, mësohet se ka pasur zëra që kanë kërkuar ndryshime në udhëheqësinë partiake, nga anëtarë të cilët këtë gjë e kanë kërkuar edhe publikisht përmes deklaratave dhe rrjeteve sociale. Por kreu i kësaj partie, Ziadin Sela tha se bëhet fjalë për mbledhje të rregullt të Kuvendit dhe për debat të brendshëm partiak duke mohuar të ketë diçka më shumë.
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut