Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, është pyetur në lidhje me miratimin e kërkesës për azil të Nikolla Gruevskit, i cili tha se pa ish-kryeministrin e Maqedonisë do të ishte më e vështirë mbrojtja e kufirit hungarez.
Orban tha se Hungaria i trajton me drejtësi bashkëpunëtorët, ndërsa shtoi se Gruevski është bashkëpunëtor i tij dhe popullit hungarez, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nuk mund të përjashtojmë procedurat juridike, por mund të mundësojmë trajtim të duhur”, tha Orban.
Ai theksoi se organizatat që janë të lidhura me George Sorosin kanë përndjekur Nikolla Gruevskin.
Ndërsa për procedurat gjyqësore kundër Gruevskit në Maqedoni, Orban tha se bëhet fjalë për çështje të komplikuara.
Orban në intervistë për radion kombëtare hungareze, tha se Gruevski kur ka qenë kryeministër ka kërkuar nga Hungaria vendosjen e një teli rreth kufirit të Maqedonisë, ndërsa ata i kanë ndihmuar.
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...