Ora policore, 43 shkelje gjatë 24 orëve të fundit

10:06 | 3 Prill 2020
Arbresh.info

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është marrë vendim për izolimin e 91 personave kurse 23 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim.

Policia gjatë 2,033 kontrolleve tek personat që janë në izolim dhe vetizolim ka konstatuar se një person nuk i është përmbajtur rregullave të izolimit, respektivisht gjatë kontrollit nuk është gjetur në shtëpinë e tij.

Sa i përket ndalimit të qarkullimit, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 43 shkelje, 27 prej tyre janë ndaluar nga policia, pesë janë paralajmëruar ndërsa për të tjerët në vijim do të merren masat e duhura.

Në karantinë shtetërore gjatë 24 orëve të fundit janë futur edhe 204 persona./alsat

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme