Google ADS

OQM: Në Maqedoni ka krizë ndëretnike dhe brendaetnike

16:13 | 28 Prill 2017
Arbresh.info

Opsioni Qytetar për Maqedoninë (OQM) vlerëson se vendi gjendet në krizën më të madhe politike dhe të sigurisë, që pas pavarësimit, që sipas tyre, nuk është vetëm ndëretnike, por edhe brenda etnike dhe se mbrëmë janë kryer më shumë veprime kundërshtetërore nga parti politike, deputetë dhe qytetarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas OQM-së, veprimet e disa deputetëve në Kuvend dhe, siç thonë, vullneti i një pjese qytetarësh, nuk sjellin paqe dhe siguri, por konflikt. Kjo parti thotë se nuk është kundër Talat Xhaferit të jetë Kryetar i Kuvendit, por është kundër zgjedhjes në mënyrë, sipas tyre, të kundërt me Rregulloren e Kuvendit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme