Seancat pаrlamentare të stërmbushura me propozime ligjore dhe kalimi nga njëra seancë në tjetrën pa kohë të mjaftueshme për shqyrtimin e materialeve, përbën problem për opozitën parlamentare.
Deputetja e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska beson se Kuvendi duhet të ketë kalendar pune.
“Unë jam ndër ata që thonë se nuk ekziston parlament pa kalendar. Ne duhet sa më shpejt këtë punë ta përfundojmë por kësaj duhet t’i shtojmë edhe diçka tjetër; respektimin e Rregullores, dispozitën që thotë se pika e rendit të ditës duhet të paktën dhjetë ditë përpara të njoftohet ose në komisione, pesë ditë më herët. Sepse, unë nuk jam “jukebox” (xhuboks) që të lexoj, e të lexoj qindra ligje dhe kur të më ndezin, të kyçem menjëherë në temë”, tha Gordana Siljanovska Davkova, VMRO-DPMNE.
Tre nga katër seancat e fundit plenare kanë pasur nga 39, 53 përkatësisht 48 pika në rendin e ditës. Të gjitha, një ditë më parë papritur u vendosën në agjendë me çka deputetët kishin përpara materiale për rreth 150 nisma. Më herët, mungesa e kuorumit kishte bërë që këto seanca të shtyhen disa herë ose propozimet të mos vendosen në votim edhe pse debati për çështjet e caktuara kishte përfunduar. Borisllav Kërmov nga “E majta” thotë se është e pamundur të arrihet gjithkund dhe pikërisht ky është qëllimi i pushtetit.
“Absolutisht është e pamundur që e gjitha kjo të arrihet, kurse si deputet i cili kam të drejtë, nëse dua, të shkoj edhe në Komisionin për shëndetësi ose të flas për të gjitha pikat, është e pamundur. Qëllimi është që të ulet debati dhe inkluziviteti. Kurse e dyta është se shumica parlamentare është shumicë “mezi” parlamentare. Ngaqë janë shumë ngushtë me shumicën, momentin që do të sigurojnë 61 deputetë, përpiqen të shtynë sa më shumë pika, të mos ketë debat dhe me këtë të degradojnë Kuvendin”, pohoi Borisllav Kërmov, “E majta”.
Përveç deputetëve të opozitës, të pamundur të ndjekin të gjitha debatet dhe zhvillimet e Kuvendit e kanë edhe mediat. Disa nga seancat e komisioneve nuk transmetohet në kohë reale me pretekstin e mungesës së pajisjeve të nevojshme teknike kurse prezenca fizike e mediave në sallat ku zhvillohen debatet nuk lejohet për shkak të protokolleve për mbrojtje nga virusi./alsat
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...