Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë propozuar zgjidhje ligjore, me të cilën parashihet që nënshtetësinë e Maqedonisë ta marrin të gjithë ata persona që qëndrojnë në vend që nga viti 1991, duke dëshmuar për këtë tre persona.
Opozita shqiptare kërkon që ky propozim-ligj të sillet me procedurë të shkurtuar dhe nëse miratohet, praktikisht do të thotë se ata qytetarë që marrin nënshtetësi, do të mund të jenë pjesë e regjistrimit të popullsisë që mbahet në verën e vitit të ardhshëm, përcjell telegrafi maqedoni.
Arsyetimi për këtë ligj është se do t’u mundësojë personave që janë pa nënshtetësi për shkak të prishjes së Jugosllavisë, të fitojnë të drejtën e nënshtetësisë.
Për momentin partitë më të mëdha maqedonase LSDM dhe OBRM-PDUKM akoma nuk kanë reaguar, nëse do ta pranojnë ose hedhin poshtë këtë propozim.
Ndryshe, ky propozim-ligj është publikuar para disa ditës, ndërsa është dorëzuar nga shtatë deputetë të opozitës shqiptare.
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë