Opozita shqiptare në Kuvend, para kryeministrit Zoran Zaev dhe ministres së Drejtësisë Renata Deskoska shpalosën idenë e tyre për të ardhmen e Prokurorisë Speciale. Ata kërkojnë që ky organ të mbetet i pavarur dhe jo në kuadër të Prokurorisë Publike. Lëvizja Besa paralajmëron që për kërkesat e tyre konkrete do të dorëzojnë edhe amendamente.
Ne si Lëvizje Besa përkrahim funksionimin e mëtejshëm të Prokurorisë Speciale me gjithë kapacitetin e plotë të saj. Këtu dua të theksoj edhe fatin e shfrytëzimit të përgjimeve edhe më tej në ngritjen e procedurave dhe përcjelljen e procedurave që kanë të bëjnë me përgjimet dhe me atë pse u formua Prokuroria Speciale. Konform marrëveshjes së mëtejshme ne do të dorëzojmë edhe amendamente tona që kjo të jetë zgjidhja të cilën e ofrojnë – tha Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa.
Aleanca për Shqiptarët po ashtu kërkon shfrytëzimin e bombave si dëshmi pa u kufizuar nga afatet, krijimin e Gjykatës Speciale, të drejtë gjykimi nga ana e opinionit dhe harmonizimin e ligjit me dispozitat e ligjit për përdorimin e gjuhëve.
Ne besojmë dhe do të insistojmë që të gjithë përgjimet të vazhdojnë të jenë prova materiale për proceset gjyqësore që do të zhvillohen edhe në të ardhmen. Nuk duhet të ketë kufizime as qershor ose korrik 2017 dhe as kufizime të tipit shtator 2020 por afati i veprimtarisë së Prokurorisë Speciale duhet të vazhdojë përherë. Ne e kemi obligim moral përpara votuesve tanë dhe përpara të gjithë qytetarëve të Maqedonisë të kushtëzojmë qeverinë në emër të të drejtës dhe funksionimit të shtetit ligjor – tha Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.
Për Ministrinë e Drejtësisë, e rëndësishme është mbështetja që opozita shqiptare i jep Prokurorisë Speciale.
Në përgjithësi është e pranueshme mbështetja e tyre e përgjithshme për Prokurorinë Speciale për mbijetesën e saj si organ i cili do të ketë kompetenca efikase dhe i cili do të jetë prokurori në vete që është në fakt pjesë e ligjit aktual. Në pjesën e shfrytëzimit të përgjimeve si dëshmi do të bisedojmë, do t’i shikojmë versionet dhe bisedimet do të vazhdojnë edhe më tej – tha Renata Deskoska, ministre e Drejtësisë.
Bisedimet do të vazhdojnë edhe me tetë deputetët e ndarë të VMRO-DPMNE-së.
Ndërkohë, gjatë ditës do të vazhdojnë edhe takimet e grupeve të punës mes LSDM-së, BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së pasi kjo e fundit dorëzoi 65 propozim/amendamente. Sipas Deskoskës, përskaj këtyre amendamenteve, VMRO-DPMNE-ja duhet të kenë parasysh edhe rekomandimet e BE-së që Prokuroria Speciale duhet të jetë pjesë e Prokurorisë së Rregullt dhe që nuk do të pranohet zgjidhje ligjore për mbrojtjen e interesave personale të cilitdo.
Pushteti në propozim/ligj parashikon që Specialja të jetë njësi e veçantë në Prokurorinë e rregullt, kryeprokurori special të mos ndryshohet dhe materialet e përgjuara për lëndët e nisura gjyqësore dhe ata në procedurë parahetimore të mund të shfrytëzohen si dëshmi deri në shtator të vitit të ardhshëm./AlsatM/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...