Google ADS

Operacion në Itali, policia konfiskon raketa

14:13 | 16 Korrik 2019
L G

Policia antiterror në Italinë e veriut ka konfiskuar një raketë ajër-ajër dhe armë të tjera të sofistikuara gjatë kontrolleve mbi disa grupe të ekstremit të djathtë.

Tre persona janë arrestuar, dy prej tyre afër aeroportit Forli. Propagandë neo-naziste po ashtu është konfiskuar në operacion.

Aksioni ishte pjesë e një hetimi për të djathtën ekstreme italiane, që aludohet se ka ndihmuar forcat separatiste të mbështetura nga Rusia, në Ukrainën lindore. Raketa ishte sipas policisë italiane, nga ato që përdor ushtria e Katarit. Raketa ishte një matra super 530 F e prodhuar në Francë.

Forcat speciale të Torinos, të quajtura Digos, drejtuan operacionin, të ndihmuara edhe nga policia në Milano, Vareze, Forli dhe Novara./ Top Channel

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme