Përfaqësuesit e maqedonasve në Bullgari nuk besojnë se do të ndryshojë gjë me marrjen e kryesimit të Bashkimit Evropian nga ana e Bullgarisë.
Sipas tyre, maqedonasve në Bullgari u shkelen të drejtat e tyre me dekada dhe se janë të përjashtuar nga shoqëria, janë objekt i gjuhës së urrejtjes. Perestojko Stojkov, kryertar i shoqatës OMO Ilinden-Pirin thotë për ”euronews” se është pesimist që do të ndryshojë kjo situatë, edhe pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë.
”Problemi që vazhdimisht paraqitet ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë ka rrënjë të njëjta, mosnjohja e minoritetit maqedonas në Bullgari dhe mohimi i kombit maqedonas. Kjo ka qenë çdoherë shkaku i konfliktit. Fatkeqësisht edhe pas nënshkrimit të marrëveshjes nuk ka asnjë zhvillim në këtë çështje”, shprehet Stojkov./Telegrafi/
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...