Kanë filluar të mbushen vikend-shtëpizat, banesat në Ohër dhe fshatrat përreth, që janë në pronësi të banorëve të Shkupit apo qyteteve të tjera. Situata e këtillë nuk i përshtatet Shtabit lokal të krizës në Ohër, prej ku këto ditë kërkuan të mos lejohen mysafirë nga komunat tjera për shkak të festës së Pashkëve.
Alsat vizitoi lagjet e afërta turistike Llagadin dhe Konjsko.
“Banorët e Ohrit nuk janë të tillë. Me siguri kanë frikë për shkak të situatës me virusin dhe supozoj që kjo është arsyeja, por nuk besoj që e kanë shprehi. Erdha me automjetin tim personal. Nuk mundja të qëndroj vetë për festa sepse familja ime është këtu…”
“Në pallatin ku jetoj, gjysma është me mysafirë nga Shkupi dhe Manastiri. Nëse shkojmë sipas logjikës së gjërave, mysafiri i caktuar do të vijë për shembull nesër më ora 16:00 dhe do të jetë në karantinë deri të martën. A është në karantinë në Shkup apo këtu, logjika është e njëjtë”.
“Miqve të mi u them të mos vijnë në Ohër, thjesht për shkaqe parandaluese. Apartamentet janë përplot sepse dikush u ka lejuar të mbushen…”
“Më shumë ka nga Shkupi, por edhe nga qytetet tjera, që mendoj se nuk është korrekte ndaj nesh vendasve. Ka shumë gjatë fundjavave. Më shpesh shihen nëpër plazhe, nëse kaloni më vonë. Ne s’mund të jetojmë pa shkupjanët. Ohri varet nga Shkupi, por kur të jetë koha e turizmit”.
Ekipi i Alsat takoi edhe mysafirë të huaj të cilët në Ohër kanë mbetur pas aplikimit të gjendjes së jashtëzakonshme.
“Jam nga Islanda. Këtu jam nga 9 marsi. Planifikoja të qëndroj një javë, por më zuri gjendja e jashtëzakonshme dhe s’mundja të kthehem. Jam i martuar me maqedonase, erdhëm te gjyshja dhe gjyshi dhe nuk e di deri kur do të jetë kështu. Më vjen habi përse masat janë të shtrënguara kështu sepse në Islandë nuk është kështu”.
Shtabi lokal i krizës në Ohër kishte njoftuar se për 24 orë, është regjistruar hyrje e mbi 300 automjeteve në qytet me targa të komunave tjera dhe se nga ky numër përjashtohen automjetet që janë nga komunat e afërta. Por, nga SPB Ohër thonë se brenda një dite nuk ka pasur rritje enorme të numrit të automjeteve nga jashtë qytetit. Thonë se deri në ditët e festës do të kryejnë kontrolle intensive të të gjitha parqeve, vendeve për piknik, vendeve për rekreacion nëpër parqet dhe pyjet nacionale, lagjet për pushim dhe kishat.
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...