Komiteti i Trashëgimisë Botërore në kuadër të Organizatës së OKB-së për Arsim, Shkencë dhe Kulturë në seancën e 44-të plenare të mbajtur në Kinë vendosi t’i japë Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë një afat shtesë për të vepruar në përputhje me rekomandimet e Misioneve Reaktive të UNESCO-s.
Pra rajoni i Ohrit nuk përfshihet në Listën e Trashëgimisë Botërore Kulturore dhe Natyrore në Rrezik.
Ndryshimet e miratuara në projektvendimin e propozuar nga grupi i punës nënkuptojnë fshirjen e dispozitës që parashikonte zhvendosjen e rajonit të Ohrit në listën e vlerave të rrezikuara, si dhe korrigjimet në një pjesë të vendimit me afate shtesë të përcaktuara saktësisht për të vepruar në rekomandimet dhe monitorimi i rreptë i aktiviteteve.
Vendimi u parapri nga një diskutim shtesë tre-ditor i Komisionit të Trashëgimisë Botërore me komisionet e Bosnjës dhe Hercegovinës, Norvegjisë, Rusisë dhe Bahreinit për të pajtuar qëndrimet e kundërta mbi propozimin e Bosnjës për t’i dhënë Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë dy vjet shtesë për të përmbushur rekomandimet e përfshira në Raportet e UNESCO-s./Telegrafi/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet