Ohri dhe Struga festat e Pashkëve këtë vit për herë të parë do i kalojnë pa turistë. Hotelierët edhe pse këto ditë i prisnin me padurim pas pauzës dimërore, thonë se tani patjetër duhet të pajtohen me realitetin.
“Humbjet vetëm grumbullohen. Është për keqardhje që nuk mundemi t’i presim të gjithë ata që duan ta vizitojnë rajonin tonë. Tani mbetet vetëm të shpresojmë që situata e këtillë të zgjasë sa më shkurtë dhe në t ardhmen ta kompensojmë këtë”, deklaroi Mihail Mishev, kryetarë i shoqatës së hotelierëve të Ohrit.
Nga Asociacioni i hoteleve nuk mund të thonë edhe sa kohë do qëndrojnë të mbyllura hotelet, por nuk presin fillim të shpejtë të sezonit turistik. Megjithatë, janë optimistë se nuk do e humbin gjithë sezonin dhe se në fund të ardhurat do i kenë në zero pozitive.
“Nuk mund të themi tani se do fillojmë më 1 qershor dhe se menjëherë do fillojmë të funksionojmë me hotele të mbushura plot. Vetë populli do jetë i frikësuar dhe nuk do ketë shumë lëvizje, ndërsa sektori jonë, hotelet dhe restorantet, ndoshta do jenë të fundit që do funksionojnë”, tha Kërste Blazhevski, kryetar i HOTAM.
Lidhur me pritjen e ndihmës nga Qeveria, Blazhevski thotë se nga Qeveria kanë kërkuar shumë më tepër masa sesa nga ajo që e kanë fituar.
“Kërkuam të na mbulohen dy muajt me mjete të pakthyeshme, të ndërpriten të gjitha kreditë kur u mbyllën të gjitha hotelet dhe kur të hapen sërish, qoftë pas dy, tre apo katër muajve. Dhe në këtë periudhë të mos ketë kurrfarë pagesash. Këtë e fituam. Kërkesat tjera ishin të mos paguajmë kontribute për këto muaj. Ne, siç tha edhe Qeveria, gjithçka bëni nga xhepi juaj, merrni kredi për t’i paguar punëtorët, dhe ne këtë e bëjmë, por për momentin nuk shohim mjete të pakthyeshme që do ndahen për sektorin e turizmit”, u shpreh Kërste Blazhevski, kryetar i HOTAM.
Në Ohër për Pashkët gjatë ditëve të kaluara erdhën një numër i madh i qytetarëve nga qytetet tjera që atje kanë shtëpi dhe banesa edhe përkundër kërkesës së autoriteteve lokale dhe shtabit të krizës që Qeveriq t’i mbyll të gjitha hyrjet për në Ohër gjatë Pashkëve për të penguar përhapjen e Korona virusit./Alsat/
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit