Sot në Ohër vazhdon konferenca dyditore ndërkombëtare, Forumi i Prespës për Dialog, e cila ka filluar dje, ndërsa organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe këtë vit bart emrin “Ndërtimi i së ardhmes së Ballkanit Perëndimor në arkitekturën moderne të sigurisë”, transmeton portalb.mk
Si folës kryesor i sotëm në forum, kryeministri Dimitar Kovaçevski e hapi seancën me temë “65 vjet pas Traktatit të Romës: A është Evropa plotësisht e rindërtuar dhe e integruar ekonomikisht?”.
Në panel-sesion marrin pjesë edhe kryeministrja serbe Ana Bërnabiq, Majlinda Bregu, sekretarja e përgjithshme e Këshillit të bashkëpunimit rajonal, Matteo Bonomi, ekspert i ekonomisë nga Instituti Ndërkombëtar në Romë.
Është paraparë që Kovaç të zhvillojë takime dypalëshe me zëvendës ndihmës sekretarin e shtetit të SHBA-së për çështjet evropiane dhe euroaziatike dhe përfaqësuesin special për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, nënsekretaren e përgjithshme të OKB-së për çështjet politike dhe operacionet paqeruajtëse Rosemary DiCarlo me Ministren e Jashtme të Republikës së Polonisë dhe kryetarin aktual të OSBE-së, Zbigniew Rau, Sekretarin për Marrëdhënie me Selinë e shenjtë (Vatikan), Paul Richard Gallagher dhe Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.
Sesioni i titulluar “Ballkani Perëndimor – menaxhimi në kohë të turbullta”, do të hapet nga zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq dhe do të përfshijë të dërguarit e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Gabriel Escobar dhe Sekretarin e Jashtëm britanik Stuart Peach, të Gjermanisë Manuel Saracin dhe Austria Johannes Eigner.
Ndryshe, kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, dje si pjesë e programit të tij me aktivitete gjatë Forumi i Prespës për Dialog, mbajti takim me kryetarin e Këshillit Evropian, Sharl Mishel. Në takim, ku morën pjesë edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, u diskutua për sfidat gjeopolitike që i solli agresioni rus në Ukrainë, për përshpejtimin e integrimin të Ballkanit Perëndimor në BE u bë çështje prioritare me prioritet të lartë, duke përfshirë forcimin e rezistencës së rajonit ndaj ndikimeve të palëve të treta.
Forumi i Prespës po mbahet nga 16 deri më 18 qershor në Ohër.
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...