Google ADS

Ohër, parking pa pagesë për makinat nga Serbia dhe Turqia

17:13 | 16 Korrik 2021
A. B.

Turistët nga Serbia dhe Turqia tërë verën nuk do të paguajnë parking në Ohër. Vendimi i këtillë është në shenjë falënderimi për mbështetjen që fqinji verior ia ka dhënë Maqedonisë në procesin e vaksinimit ndërsa vendimi për turistët e Turqisë është marrë me kërkesë të këshilltarëve komunal të komunitetit turk.

Punonjësit turistik vlerësojnë se kjo duhet të bëhet edhe për shtetet fqinje pasi ato janë vizitorët kryesorë këtë sezon veror.

Nga sektori i turizmit vlerësojnë që përveç këtyre masave simbolike, shteti dhe autoritetet lokale janë vonuar me masa më konkrete që mund të tërheqin më shumë mysafirë.

Punonjësit turistik shprehen se nuk funksionon as ndihma e paralajmëruar e Qeverisë për 50.000 teste falas PCR për turistët e huaj sepse në vendet e tyre, testet e këtilla nga shtetet e tjera nuk i kanë pranuar. Shtojnë se shembulli i tillë është me turistët polak.

Punonjësit turistik në Ohër thonë se fokusi duhet të jetë te ata mysafirë që vijnë tradicionalisht dhe që realizojnë akomodim më të gjatë në qytet e me këtë edhe konsum më të madh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme