Ohër, nuk dihen autorët e dëmtimit të pllakës përkujtimore

15:53 | 28 Nëntor 2020
Arbresh.info

Deri më tani, autorë të panjohur kanë dëmtuar pllakën përkujtimore të ngritur në Ohër për nder të 15 turistëve bullgarë që u mbytën në vitin 2009.

Bëhet fjalë për tragjedinë kur u fundos anija turistike “Ilinden” më 5 shtator, 11 vjet më parë. E gjithë kjo po ndodh në një kohë të marrëdhënieve të tensionuara politike midis Maqedonisë dhe Bullgarisë.

“Akti i përdhosjes së kësaj pllake përkujtimore është absolutisht i pajustifikuar, duke pasur parasysh se ajo dëshmon për një ngjarje në të cilën pësuan njerëz të pafajshëm, të cilët nuk duhet t’i lidhim me politikën. Turistët nga Bullgaria janw nga më të shumtët në Ohër dhe më të mirëpriturit … “

“Nuk dua një gjë e tillë të ndodhë mes njerëzve sepse nuk ka nevojë. Njerëzit këtu që vdiqën, që u mbytën, nuk janë fajtorë për asgjë … “

“Duhet të ketë njerëzi. Të ketë respekt për njëri-tjetrin dhe kjo është madhështia e njeriut, asgjë tjetër. Urrejtja sjell gjëra të këqija”.

Kryetari i Ohrit dënoi, siç thuhet në reagim, aktin e kryer nga qytetarë të pandërgjegjshëm dhe u bëri apel qytetarëve që të përmbahen nga një vandalizëm i tillë. Nga Ministria e Punëve të Jashtme thonë se ata janë të informuar për incidentin dhe se autorët do të gjenden.

“Fotografitë që u shfaqën mbrëmë vonë në disa portale të internetit në Bullgari dhe Maqedoni për monumentin e dëmtuar në nder të 15 turistëve të mbytur Bullgarë ishin nga ky memorial pas meje. Por nga sa mund të shihet, ky monument nuk është dëmtuar aspak.”

Ky është memorial i vjetër që u ngrit në shëtitoren e qytetit menjëherë pas aksidentit. Monumenti që u dëmtua u ngrit së fundmi më 5 shtator të këtij viti dhe ndodhet pranë Qendrës së trajnimit në ujë të ARM-së. Me urdhër të Komunës tashmë është vendosur pllakë e re./alsat

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme