Rreth gjysmë milionë euro janë vlerësimet e para të dëmeve që i shkaktoi moti i rëndë që përfshiu Ohrin më 17 mars. Dallgët e larta dhe era e fuqishme jugore bënë kërdi rreth bregut të liqenit. Më të dëmtuara ishin objektet hotelierike në afërsi të bregut si dhe shtëpitë e banorëve rreth liqenit, por edhe një pjesë e plazheve.
Banorët e Ohrit kanë paraqitur dëme të platformave, fasadave të shkatërruara të shtëpive ndërsa kanë paraqitur edhe makina të dëmtuara si dhe dru të rrëzuar. Moti gjithashtu kishte goditur edhe disa hotele. Është interesante që inspektorët kanë evidentuar se shumë dëme janë shkaktuar ndaj objekteve ilegale.
“Tërë ajo që është në përputhje me dispozitat ligjore dhe ajo që është e lejuar do ta vendosim në seancë të Këshillit. Mendoj se është më se e qartë se janë ndërtuar ilegalisht. Për këtë thash se në suazat e mundësive ligjore, qytetarët e dëmtuar do të kompensohen”, deklaroi Jovan Stojanovski, kryetar i Ohrit.
Disa nga hotelierët e Ohrit edhe më tej i riparojnë dëmet, një pjesë tashmë e kanë bërë këtë ndërsa për shkak të nivelit të lartë të liqenit, sipërfaqet me plazhe edhe më tej janë të vogla.
Nga komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve për Alsat M shprehen se deri tek ta kanë arritur gjithsej 122 kërkesa dëmshpërblimi. Gjysma janë nga objektet afariste gjegjësisht restorante dhe plazhe ndërsa gjysma tjetër nga persona fizik. Fjalën e fundit rreth dëmshpërblimit do ta ketë Qeveria.
Në ndërkohë, pranë komunës së Strugës janë dorëzuar vetëm katër kërkesa dëmshpërblimi edhe atë nga qytetarët sepse një numër i madh i platformave të dëmtuara janë vendosur ilegalisht dhe për to nuk ka mundësi ligjore që të kompensohen financiarisht./Alsat/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...