Google ADS

OEE Maqedoni: Tërmetet ndodhin si pasojë e mbushjes dhe zbrazjes së pakontrolluar të liqeneve

12:37 | 11 Nëntor 2020
Arbresh.info

Nëpërmjet një njoftimi të Odës Ekonomike për Energjetikë (OEE) thuhet se tërmetet vinë si pasojë e mbushjes dhe zbrazjes së pakontrolluar të liqeneve.

Ata rikujtojnë se e njëjta ka ndodhur gjatë vitit 1963 kur ka pasur shumë reshje të shiut dhe më pas ka ndodhur tërmeti i madh, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Sot në orën 4:54, tërmeti në Mavrovë me 5.5 ballë është pasojë e liqenit të zbrazur që një rendi mbushet dhe kjo ngarkon pllakën tokësore”, thonë nga OEE.

Ata po ashtu bëjnë thirrje që të merren parasysh mendimet e Odës Ekonomike për Energjetikë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme