Portali italian i lajmeve “Occhi della guerra” i ka kushtuar një artikull të zgjeruar trafikut të lëndëve narkotike dhe klaneve mafioze që e dominojnë atë në Ballkan.
Sipas portalit janë grupet mafioze serbe dhe të malazeze, ato që dominojnë dhe kryesojnë këtë trafik.
Sipas artikullit, i gjithë trafiku i drogës kalon përmes Serbisë, ku klanet mafioze të saj tashmë janë kthyer në një lider të padiskutueshëm të trafiqeve të paligjshme.
Në artikull Shqipëria nuk përmendet si një vend transitor dhe me klane mafioze të përfshirë në këtë trafik, duke treguar se vendi tashmë ndodhet jashtë listës së zezë.
Shkrimi thekson se rreth 40% e opiumit, heroinës dhe morfinës së sekuestruar në të gjithë botën, kapet në rrugën ballkanike. I gjithë ky aktivitet që shkon në miliarda euro menaxhohet nga klanet mafioze serbe dhe ato të Malit të Zi që tashmë janë në një luftë të përgjakshme mes tyre.
Artikulli është ndalur edhe në lidhjet që këto klane mafioze kanë me strukturat shtetërore dhe ato të sigurisë në Serbi, duke përmendur këtu edhe një rast të një takimi që ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq në kohën kur ishte kryeministër i Serbisë, kishte pasur me një person të dyshuar.
Më poshtë artikulli i plotë, përkthyer nga TemA
Droga dhe kontrolli i territorit: Tani është koha e luftës mes grupeve mafioze në Ballkan
Trafiku botëror i drogës kalon përmes Serbisë, përmes rrugës Ballkanike, e cila përdoret për të futur të gjithë lëndët narkotike në të gjithë Evropën.
Një trafik i krijuar gjatë viteve, i menaxhuar nga organizatat kriminale të Ballkanit, në veçanti nga mafia e Serbisë dhe Malit të Zi.
Të dy vendet në fakt janë bërë pika kyçe për narkotrafikun botëror. Nëse në fillim organizatat kriminale ballkanike dhe në veçanti ato serbe, jepnin një mbështetje logjistike grupeve kriminale, me kalimin e viteve raporti ka ndryshuar. Disponibiliteti i madh i mjeteve dhe burimet kanë lejuar mafien serbe të ngrihet si një lider i padiskutueshëm i trafiqeve të paligjshme.
NARKOTRAFIKU
Rreth 40% e të gjithë opiumit, heroinës dhe morfinës, e sekuestruar në të gjithë botën, kapet pikërisht në rrugën ballkanike, rruga nga Afganistani në drejtim të Evropës, duke kaluar nga Irani, Turqia dhe në Evropën jug-lindore.
Sipas raportit “World Drug report 2017”, raporti për tregun botëror të drogave i publikuar nga zyra e OKB për drogat dhe krimin, rezulton se vendet në Ballkan, ku konsumi i substancave të forta është ulur relativisht (me përjashtim të Shqipërisë), janë pra vendi kryesor transitor për trafikimin e drogës edhe të atyre që vijnë nga Amerika e Jugut.
Janë trafiqe që arrijnë shumën e miliardave euro dhe që janë në dorë të grupeve që janë të pranishme në të gjithë territorin mes Serbisë dhe Malit të Zi dhe menaxhohen në nivelin maksimal, trafiqe, investime dhe pastrim parash.
Por prezenca e numrit të lartë të grupeve kriminale bën që klanet të jenë në luftë të vazhdueshme me njëri-tjetrin për menaxhimin e një prej bizneseve më fitimprurëse në botë.
LUFTA MES KLANEVE
Davorin Baltiq është ekzekutuar me disa dhjetëra plumba automatiku. Ai ishte viktimë e një vrasje të stilit mafioz. 41 vjeçari malazez ishte i dyshuar si anëtar i një klani mafioz. Prej vitesh Serbia është përfshirë në një luftë të përgjakshme mes bandash të Beogradit, ku gjatë muajve të fundit janë regjistruar disa vrasje që drejtojnë në Malin e Zi dhe krimin e organizuar.
Baltiq është ekzekutuar në makinën e tij në orët e vona, në një zonë rezidenciale në kryeqytetin serb dhe është viktima e fundit i një liste shumë të gjatë.
Shefi i Policisë, Vladimir Rebiq, dyshon se 41 vjeçari është eliminuar në një beteje mes klaneve rivale. Davorin Baltiq ishte anëtari i grupit malazez të “Kavac”, kundërshtar i grupit më të fortë “Skaljari”. Të dy grupet me bazë në qytetin e Kotorrit, në brigjet e Malit të Zi, kanë qëllim ekspansioni në Serbi. Këtu lufta mes grupeve rivale për kontrollin e trafikut të drogës po bëhet çdo ditë më e fortë dhe e përgjakshme.
LUFTA NDAJ ORGANIZATAVE
Autoritetet serbe dhe malazeze janë duke u angazhuar në luftën kundër organizatave kriminale, por ekzekutimet nëpër rrugë vijojnë prej vitesh, siç denoncohet në rrjetet sociale. Këtë e konfirmojnë edhe të dhënat e “Crna knijiga”, një databazë e zhvilluar nga Radio Evropa e Lirë dhe nga portali investigativ serb, “Krik”.
“Libri i zi” ka të gjithë të dhënat e vrasjeve që janë regjistruar në Serbi dhe Mal të Zi që nga viti 2012 e deri më sot. Autoritet thonë se të 101 personat e vrarë janë të lidhur në një mënyrë apo në një tjetër me pistën mafioze, edhe pse vetëm 5 çështje janë zbardhur me një dënim.
Për rreth 70% të vrasjeve nuk ka as të dyshuar. Të dhënat e grumbulluara tregojnë se pritat ose atentatet përbëjnë një rrezik për qytetarët. Pjesa më e madhe e ekzekutimeve bëhet gjatë ditës dhe në vende publike. Shkurtin e kaluar, dy kalimtar për pak nuk u dëmtuan pas shpërthimit të një automjeti i cili ishte në pronësi të një personi të dyshuar për trafik droge.
MAFIA DHE POLITIKA
Që kur Serbia i ka shpallur luftë mafies, pak gjëra kanë ndryshuar. “Arsyeja se pse pjesa më e madhe e vrasësve nuk janë kapur dhe identifikuar është për shkak të lidhjeve mes krimit të organizuar dhe strukturave të policisë, Ministrisë së Brendshme dhe institucioneve të tjera të sigurisë”, deklaroi kriminologu Dobrivoje Radovanoviq.
Grupet mafioze në vend janë shumë të fuqishme dhe raporti mes klaneve,politikës dhe forcave të rendit janë të njohura. Portali investigativ “Krik” kishte nxjerrë në dritë lidhjet mes një bosi të narkotrafikut dhe institucioneve.
Ministri aktual i jashtëm Ivica Daçiq ka bërë të ditur publikisht që ka takuar, kur ishte kryeministër, Rodulub Raduloviq, i njohur si Misha Banana, bashkëpunëtor i Darko Sariq, shef i klanit më të fuqishëm të narkotrafikut në Serbi.
Vullneti: Nuk dal prej shtëpisë pa i bërë ‘shoqe të ngushta’...
Rodri thotë se e meritoi Topin e Artë: Isha konsistent
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
Protesta në Serbi, shkak tragjedia në stacionin hekurudhor n...
“Ujku i Çeliktë”, Osmani: Krenarë me vajzat dhe djemtë e ush...
Rebelët Huthi sulmojnë anije në Detin e Kuq