Oda Ekonomike e Maqedonisë e përshëndet vendimin e Ministrisë së Financave për anulimin e zbatimit të Ligjit për tatim të ardhurave personale, si shembull pozitiv për marrje parasysh të kërkesave të bashkësisë së biznesit.
“E përshëndesim vendimin sidomos për shkak se është rezultat i analizave të bëra edhe nga ana e Ministrisë kompetente, të cilat në pjesë më të madhe i konfirmuan edhe pikëvështrimet tona si asociacioni më i vjetër dhe më i numërt i biznesit”, thekson mes tjerash Oda, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Njëherit përkujton se në konferencën për shtyp të mbajtur më 14.10.2019 është bërë thirrje publike deri te institucionet kompetente që të rihetohen efektet nga vendosja e tatimit progresiv.
Qëndrimi i tillë është bazuar në rezultatet e marra nga anketa dhe analiza e bërë për efektet nga vendosja e tatimit progresiv dhe rritja e shkallës tatimore tek tatimi i të ardhurave nga kapitali. Me këtë rast u tregua se efekti pozitiv nga vendosja e progresionit mbi të ardhurat buxhetore është larg dhe reflekton negativisht në biznesin e përgjithshëm të rrethimit.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...