Iluzion është se prokurori shtetëror Marko Zvërlevski nuk do të shkarkohet, e VMRO-DPMNE-ja do t’ia dalë ta parandalojë këtë, konsideron ish deputetja nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Gjulistana Markovska.
Sipas saj, sjellja e opozitës në Kuvend i tejkalon kufijtë e arsyes dhe pa nevojë shpenzohen para publike për seanca joproduktive. Markovska thotë se zgjedhjet lokale janë arsyeja pse VMRO-DPMNE-ja e zgjodhi këtë taktikë, respektivisht ”okupimin” e foltores kuvendare.
“Nëse nuk do të gjendeshim para zgjedhjeve lokale, me gjasë nuk do të ndodhte kjo, ose sigurisht jo në periudhë kaq të gjatë. Konsideroj se është mundësi kur dikush e shfrytëzon ekranin e hapur dhe transmetimin e drejtpërdrejtë të seancave parlamentare, me qëllim që të përsëritet e njëjta gjë, ndërkaq një gënjeshtër e përsëritur njëmijë herë, bëhet e vërtetë”, deklaroi Gjulistana Markovska, Ish deputete e VMRO-DPMNE-së.
Profesori universitar, Nikolla Dujovski konsideron se gjendja politika në vend është jostabile, por sjellja e partisë së Gruevskit në Kuvend, nuk mund të shkaktojë krizë më serioze. Dujovski thotë se opozita nuk dëshiron prokuror të ri para zgjedhjeve.
“Kjo është ikje nga drejtësia sa është e mundur më shumë, sepse nuk është njësoj nëse do të kemi prokuror të ri shtetëror para zgjedhjeve ose pas zgjedhjeve të tetorit. Të gjitha çështjet që i hap opozita nuk janë aspak të ndërlidhura me shkarkimin e Zvërlevskit, por flasin për punë që fare s’kanë të bëjnë me rendin e ditës, dhe sipas kësaj shihet që nuk kanë kapacitet jashtë gjithë kësaj”, tha Nikolla Dujovski, Profesor universitar.
Deputetët e VMRO-DPMNE-së, përmes replikave dhe kundër replikave mes vete po e prolongojnë shkarkimin e prokurorit Marko Zvërlevski. Mes tjerash, si argument për këtë e përdorin tezën se ai nuk mund të shkarkohet në periudhë parazgjedhore, pasi një gjë të tillë e ndalon Kodi Zgjedhor.
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...