Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se kryeministri Zoran Zaev duhet të pushojë për një kohë të gjatë, derisa Maqedonia të ngrihet në këmbë.
Sipas tyre, 500 mijë qytetarë që jetojnë në pragun e varfërisë, bujqit, personat që nuk mund të gjejnë ilaçe dhe ata që frikësohen për sigurinë e tyre, dëshirojnë që Zaevi ta vazhdojë pushimin për kohë të pacaktuar dhe të mos kthehet në pozitën e kryeministrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Derisa Zaevi shëtitet me motorin e tij, të rinjtë e lëshojnë vendin dhe shpërngulen. Sipas të dhënave nga ambasada gjermane, e njëjta në vjet lëshon rreth 20 mijë viza pune. Numra të ngjashëm kemi edhe nga shtetet tjera të zhvilluara. Ata kryesisht janë njerëz të rinj që nuk shohin perspektivë në Maqedoni. Të rinjtë që ishin viktimë e Zaevit, tani janë viktima më e madhe e paaftësisë së tij”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Ata shtojnë se Zoran Zaevi është arsyeja për rrënimin e shtetit dhe sipas tyre, sa më parë të largohet aq më mirë do të jetë./Telegrafi/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...