Google ADS

OBRM-PDUKM: Zaev vrapon pas çmimeve, ndërsa Filipçe varros 40 qytetarë për një ditë

12:29 | 17 Nëntor 2020
A. B.

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, nëpërmjet një kumtese për media e ka akuzuar sërish pushtetin për keqmenaxhim të situatës me pandeminë.

Nga kjo parti thonë se derisa Zoran Zaev shëtitet në Evropë për çmime, në Maqedoni u regjistruan 40 viktima nga coronavirusi.

“Venko Filipçe që punon vetëm në PR e tij, është operuar nga përgjegjësia. Filipçe për një ditë ka varrosur 40 qytetarë. Filipçes njerëzit i vdesin rrugës për në spital, në korridoret e spitaleve, nuk ka terapi, ndërsa ka edhe që marrin kredi për të shkuar në spitale private”, thonë nga OBRM-PDUKM-së.

Kjo parti sërish kërkon dorëheqjen e Venko Filipçes nga posti i ministrit të Shëndetësisë./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme