OBRM-PDUKM: Zaev pa mbështetjen e popullit po e shet emrin

18:30 | 9 Janar 2019
Arbresh.info

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM nëpërmjet një kumtese reagon ndaj konferencës për shtyp të Kostadin Kostadinov nga LSDM.

“Zoran Zaev e shet emrin pa mbështetjen e popullit. Referendumi është mesazh i qartë nga populli se nuk është për ndryshimin e emrit dhe Zoran Zaevi dhe secili politikan duhet ta respektojë të njëjtin”, thonë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas kësaj partie, Zoran Zaevi shpreson se me realizimin e agjendës për ndryshimin e emrit do të fitojë përkrahje për mbulimin e krimeve të tij, por kjo nuk do të ndodhë, për shkak se siç thonë nga OBRM-PDUKM, të gjitha krimet që i ka bërë kjo qeverisje do të nënshtrohen në përgjegjësi, kur do të kthehet demokracia dhe shteti i së drejtës.

“Zoran Zaevi e çon mbas shtetin. Maqedonia po fundoset në korrupsion, sipas indeksit ‘Transparency’ ne jemi në shoqërimin e shteteve si Tanzania dhe Kolumbia, vrasje po ndodhin secilin muaj, ndërsa MPB assesi të zbardh rastin, ekonomia po fundoset ndërsa biznesi ju shkon vetëm oligarkëve”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se Zoran Zaevi e çon mbas Maqedonia dhe dëshmi për këtë janë lëshimet në shëndetësi dhe epidemia e fruthit që është krijuar në mënyrë të drejtpërdrejt nga qeveria e cila si opozitë për pikët politike udhëhiqte fushatë kundër vaksinimit dhe se asnjë kilometër nuk është ndërtuar nga 600 kilometrat e premtuara si dhe nuk ka ndërmarrë asgjë në përmirësimin e ajrit të ndotur.

 

Të ngjashme