Nëpërmjet një njoftimi nga partia maqedonase opozitare OBRM-PDUKM thuhet se “Zoran Zaevi dhe karteli kriminal në qeverinë e tij nuk guxojnë ta përdorin emrin Maqedoni dhe prefiksin maqedonas, as në rrjetet sociale”.
“Zoran Zaevi publikisht në media betohej se askush nuk do ta ndryshojë emërtimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ndërsa tani duhet të ketë kujdes të mos përdor emrin e vendit as në rrjetet sociale”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.
Sipas tyre, Qeveria e LSDM-së për dy vite i shiti interesat më të mëdha kombëtare dhe shtetërore ndërsa me marrëveshjen e Prespës përveç emrit kushtetues ndryshohet identiteti, dhe fshihet gjuha, historia dhe kultura maqedonase, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Banorët më shumë po varfërohen, ekonomia bie, tatimet ndaj shtetit rriten, s’ka projekte të reja, ndërsa shëndetësia dhe arsimi janë në kaos total”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Në fund ata kërkojnë që për të mbaruar e gjithë kjo, nevojiten zgjedhje të parakohshme kuvendare ku Zoran Zaevi do ta dërgojnë në pensionim politik.
E papritur! Gili dhe Redoni i japin fund aventurës në “BBVA”
Vullneti hedh ujë në krevatin e Gjestit, Leos dhe Drilonit –...
Kurti vizitoi hapësirat e investimeve të efiçiencës së energ...
Zbulohet gjiganti evropian që Brahim Diaz e ka refuzuar në v...
Veliaj përfundon dëshminë në SPAK pas rreth 5 orësh: Do jap ...
Krimet ekonomike në Komunën e Graçanicës, dy persona shoqëro...