Nëpërmjet një njoftimi të partisë maqedonase në pushtet thuhet se “shumica e qytetarëve mbështesin OBRM-PDUKM dhe politikat për rindërtimin e Maqedonisë”.
Nga OBRM-PDUKM thonë se kjo parti udhëheq para LSDM-së për gjashtë përqind.
“Krimi, korrupsioni dhe zhvatja gjatë tre viteve të kaluara shqetësojnë qytetarin e Maqedonisë, bashkërisht me tradhtinë kombëtare”, thuhet në njoftimi e kësaj partie duke shtuar se për këto arsye qytetarët kërkojnë ndryshime, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, politikat kriminale të Qeverisë të çon në 28% investime të realizuara kapitale për tetë muaj dhe ndalje e ndërtimit të Qendrave Klinike në Shkup dhe Shtip.
“Zoran Zaev është i frikësuar për shkak se e din se e ka humbur që moti përkrahjen e qytetarëve. LSDM bëri dëm të madh për shtetin. Me LSDM-në, Maqedonia vetëm fundoset. Maqedonisë i duhet fillim i ri. Maqedonisë i duhet rindërtim”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.
Në fund, nga OBRM-PDUKM shtojnë se LSDM përgjigjen do ta marrë në zgjedhjet kuvendare kur OBRM-PDUKM do të fitojë bindshëm.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?