Google ADS

OBRM-PDUKM: Zaev është dëmtues dhe vjedhës dhe jo populli maqedonas

14:39 | 23 Korrik 2019
V. S.

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM akuzojnë kryeministrin Zoran Zaev për dëmtues dhe vjedhës.

“Zoran Zaev është dëmtues dhe hajdut, jo një popull maqedonas që njeh, respekton dhe ushqen historinë.

Të fajësojë popullin e tij për përvetësim të historisë së huaj, ndërsa me djersë dhe gjak kanë luftuar për vendin e tyre edhe për kundër shtypjes, është një akt i neveritshëm i një burri të lindur nga bashkatdhetarët dhe paraardhësit e tij”, deklarojnë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje thonë se çdo ditë që kalon Zoran Zaev vetëm i sjell dëm popullit të tij dhe shteti të vetë./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme