Në vend të përkushtimit për problemet e qytetarëve, zyrtarët e LSDM-së janë të përkushtuar se ku mund të blejnë kokainë ose kur të blejnë prona dhe apartamente me vlerë qindra mijëra euro, thuhet në një deklaratën e OBRM-PDUKM-së.
“Zoran Zaev dhe Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja, edhe gjashtë muaj pasi u shfaq coronavirusi, nuk kanë një strategji se si të merren me COVID-19 dhe pasojat që lindën nga kjo krizë. Zaev dhe LSDM nuk ofrojnë asnjë mbrojtje për shëndetin e qytetarëve dhe as nuk ofrojnë ndonjë siguri apo rrugëdalje nga situata.
Numri i pacientëve është më shumë se 11 mijë ose pothuajse gjashtë herë më i lartë se parashikimet e ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe. Numri i vdekjeve ka tejkaluar numrin 500. Pavarësisht kësaj, autoritetet nuk e dinë se çfarë po ndodh tani, dhe as çfarë do të ndodhë në vjeshtë, po hasin vështirësi me grupimet e reja. Zaev dhe qeveria e udhëhequr nga LSDM nuk dinë të merren me pasojat e krizës me coronavirusin. Viti shkollor fillon në më pak se 30 ditë dhe nuk ka plan për procesin arsimor”, thonë nga partia.
Nga OBRM-PDUKM thonë se Zaev dhe qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja dinë vetëm një gjë, si të dëmtojnë qytetarët dhe shtetin./telegrafi
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit