Google ADS

OBRM-PDUKM thotë se është ende herët të zbulohen emrat e kandidatëve për deputet

14:33 | 31 Tetor 2019
Arbresh.info

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski në konferencë për shtyp deklaroi se për momentin, partia e tij po përgatit programin dhe se po përgatiten për t’i shkaktuar disfatë të madhe në zgjedhjet e parakohshme kuvendare.

Arsovski tha se është ende herët të bisedohet për emrat e deputetëve të OBRM-PDUKM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Është ende herët të bisedohet për emrat, në lista të deputetëve më e rëndësishme është të gjinden njerëz që kanë kapacitete, njerëz që do të jenë në të njëjtën linjë me vizionin dhe qëllimet për t’u përmirësuar e ardhmja e Republikës së Maqedonisë”, tha Arsovski.

Sipas tij, secili njeri që përkrah qëllimet e OBRM-PDUKM-së mund të përfshihet në fushatë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme