Spasovski që para një muaji deklaroi se “hetimi vetëm sa nuk ka treguar se kush qëndron pas alarmeve për bomba”, por ja që sot kemi kaos, panik dhe alarme të reja për bomba, dorëheqje menjëherë, thuhet në kumtesën e sotme të OBRM-PDUKM-së.
Më shumë se një muaj shkollat e mesme dhe fillore, qendrat tregtare, Banka Popullore, ndërtesa banimi, ministri dhe institucione tjera shtetërore janë cak i alarmeve për bomba, ndërsa ministri për punë të brendshme Oliver Spasovski nuk mund të zbuloj se kush qëndron pas këtyre alarmeve të rrejshme”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Sipas partisë së Mickoskit, ajo që më së paku mund të bëj Spasovski është që të tregoj pak moral dhe të jap dorëheqje të parevokueshme.
“Paaftësinë e tij e paguajnë qytetarët. Kjo duhet të ketë një fund”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Kurti për tunelin që do ta lidhë Prizrenin me Tetovën: Së sh...
Kurti: Me Maqedoninë e Veriut nuk kemi mosmarrëveshje
Nënshkruhen marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedoni...
Kelmendi, Bajramit: Platforma digjitalizimit nuk gjindet, ku...
Mungesa e fëmijëve, Drenusha shpërthen në lot
Mashtrimet me kriptovaluta/ Detaje të reja nga operacioni me...