Google ADS

OBRM-PDUKM: Rritja e çmimit të energjisë elektrike, manipulim i LSDM-së

19:42 | 31 Korrik 2020
A. B.

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ka reaguar për vendimin e fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Nga kjo parti thonë se “LSDM-ja sot dha aminin për rritjen më të madhe të çmimit të rrymës në Maqedoni ndonjëherë”.

“Paratë që ka shpenzuar LSDM për ryshfet, tani do t’i kthejë në buxhet përmes rritjes së taksave, të cilat duhet të paguhen nga qytetarët. Familjet në Republikën e Maqedonisë tani do të duhet të mbulojnë ryshfetin zgjedhor të LSDM-së. Përkatësisht, Komisioni Rregullator sot mori një vendim për të rritur çmimin e energjisë elektrike me 7.4%. Kështu, fatura e energjisë elektrike, e cila dikur ishte 1.500 denarë, tani bëhet 1.600 denarë, dhe fatura prej 3,000 bëhet 3,200 denarë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se rritja e çmimit të energjisë elektrike në kohë të krizës me pandeminë, bënë që pushteti të kujdeset vetëm për interesat e tyre./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme