Google ADS

OBRM-PDUKM: Regjistrimi me standardet e Zaevit është vetëm operacion politik

10:33 | 18 Janar 2021
V. S.

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ka dalë sërish me akuza ndaj Qeverisë për procesin e regjistrimit të popullsisë.

Nga kjo parti thonë se qëllimi i pushtetit është të zbatojë regjistrim pa respektim të standardeve evropiane.

“Me procedurë të shkurtuar, pa metodologji të qartë paraprake sjellin ligj për regjistrim, i cili nuk ka konsensus shoqëror. Shtete të shumta evropiane e shtyjnë regjistrimin për shkak të pandemisë, ndërsa Zaevi e shtyn këtë proces për të mbuluar rezultatet e tij”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga kjo parti shtojnë se do të fillojnë iniciativë për mbledhjen e nënshkrimeve për anulimin e ligjit për regjistrim./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme