Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, thotë se sipas raportit të fundit të KE-së, në Maqedoni nuk ka përkushtim serioz për reforma.
Nga kjo parti thonë se në vend të reformave sistematike të legjislacionit, raporti i KE-së ka vënë re se zbatohen zgjidhje ad hok.
Nga OBRM-PDUKM theksojnë se KE ka vërejtur qartë se nevojiten përpjekje vendimtare për të ndërtuar një momentum për reformat dhe për të ecur përpara në procesin e negociatave me BE-në.
“Një fokus i veçantë nevojitet për të siguruar zbatimin efektiv të legjislacionit ekzistues, në vend të nisjes së nismave ad hoc. Raporti vëren arbitrimin e Xhaferit dhe papërgjegjshmërinë në Kuvend. Konkretisht, KE vë në dukje mungesën e llogaridhënies, e cila shihet qartë përmes mos caktimit disa mujor të seancave për çështjet parlamentare në Kuvend”.
“Raporti tregon se qeveria, në vend që të punojë dhe t’i përkushtohet reformave, po fokusohet në objektiva strategjikisht të gabuara. Dhe në vend të shtetit ligjor, ne kemi sundimin e arbitraritetit”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para
Raketat amerikane mbi Rusi/ Zelensky: Do t’i përdorim të gji...
Grantet në bujqësi, Abdixhiku: Do t’i ktheni ato para cent m...