Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së, thuhet se “qeveria zhvatëse e Zoran Zaevit dhe Oliver Spasovskit para ikjes hyri në skandal të madh”.
“LSDM, Zaev dhe Spasovski përmes MPB-së në mënyrë kriminale furnizonin dokumente udhëtimi. Tenderi skandaloz kushton rreth 20 milionë euro, ndërsa e gjithë procedura është jashtë procedurave ligjore”, shprehen nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas planit, të furnizimit të pasaportave dhe dokumenteve personale në MPB, thonë nga OBRM-PDUKM, në vitin 2019 janë paraparë mjete rreth 7 milionë euro dhe menjëherë më pastaj e njëjta firmë dhe e njëjti ofrues ‘Veridos’ kërkon shumë prej rreth 20 milionë euro, shumë që sipas partisë opozitare maqedonase, është siguruar nga qeveria zhvatëse kriminale e LSDM-së.
“Për atë se e gjithë procedura është kriminale tregon fakti që marrëveshja prej 19.681.666 euro është nënshkruar më 05.12.2019 ndërsa vendimi për zgjedhje dhe raporti i procedurës për këtë furnizim publik është arikuvar më 06.12.2019, përkatësisht një ditë pasi që është arritur amrrëevshje mes MPB-së dhe firmës ‘Veridos’”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.
Ata shtojnë se LSDm, Zaev dhe Spasovski i shkelin të gjitha normat ligjore për t’u pasuruar dhe se tipari i qeverisjes së tyre është krimi, haraçi, kërcënimet dhe korrupsioni.
“Prokuropria Publik për të tretën ditë hesht për këtë skandal që kushton rreth 20 milionë euro”, thonë nga kjo parti.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...