Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM ka kritikuar qeverinë aktuale për keq menaxhim të situatës me krizën.
Në komunikatë thuhet se për shkak të krizës enegjetike shumë kompani po mbyllen dhe po punojnë me humbje.
“Me krizën energjetike dhe pamundësinë për ta përballuar atë, Dimitar dhe Vasko Kovaçevski e gjunjëzuan Maqedoninë. E futën në pasiguri të plotë ekonominë dhe qytetarët për shkak të mungesës, por edhe çmimit jashtëzakonisht të lartë të energjisë elektrike. Për shkak të paaftësisë së LSDM-së antimaqedonase, çdo ditë mbyllen ndërmarrjet me qindra të punësuar, sepse çmimi i rrymës është i lartë dhe nuk mund të përballojnë presionin për të punuar me fitim. Kontrata për blerjen e energjisë elektrike nga Bullgaria do t’i kushtojë shtetit 2 milionë euro në ditë, ose për periudhën për të cilën është lidhur kontrata 3-mujore do të jetë mbi 360 milionë euro. Nëse do të kishin mundësi kompanitë vendore të prodhojnë rrymë, tani do të paguanin dy herë më pak energji elektrike”, thuhet në njoftim.
Nga OBRM-PDUKM thuhet se qeveria ka dështuar që të siguroj mbrojtjen e qytetarëve nga dimri i vështirë që po vjen.
“Qeveria kleptomane LSDM-BDI nuk ishte e interesuar të merrej me krizën energjetike, ata menduan vetëm për komisione dhe tenderë, në vend të prokurimit në kohë të qymyrit, naftës apo gazit. Për shkak të paaftësisë së tyre dëmin do ta paguajnë qytetarët. Qeverisë antimaqedonase do t’i nevojiten më shumë se gjysmë miliardë euro vetëm për ta kaluar këtë dimër dhe mbi 2.5 miliardë euro do të nevojiten për dy vitet e ardhshme për t’u marrë me energjinë dhe krizën e pritshme ekonomike. Qeveria kleptomane duhet të largohet sa më parë. Qytetarët çdo ditë jetojnë në pasiguri në rritje se si do ta kalojnë ditën. Duhen zgjedhje të shpejta të parakohshme për të dalë nga kjo krizë në të cilën ata kanë zhytur vendin”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Pas daljes, Burimi i dërgon mesazh nga studio banores: Ti je...
Begaj dënon sulmin në kanalin e Ibër Lepencit: Akte terroris...
Gjuriq për shpërthimin në Ibër Lepenc: Serbia është e gatshm...
Vetura godet dy këmbësore në Vushtrri
Gjendet pa shenja jetë një burrë në parkingun e QKUK-së
Qorolli: Sulmi në Zubin Potok është i ngjashëm me atë që Rus...