Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “ekonomia e Maqedonisë ndodhet pranë kolapsit”.
“Mbi 500 mijë qytetarët në Maqedoni jetojnë në varfëri me një ushqim gjatë ditës, ndërsa si rezultat i gjendjes ekonomike ata shprehen të bindur se nuk do ta kenë as atë ushqim. Sipas anketave thuhet se mbi 100 mijë qytetarë kanë marrë lëshim nga puna, numër që rikujton Maqedoninë për një periudhë të errë të trandiziconit kriminal”, shprehen nga OBRM-PDUKM.
Ata thonë se LSDM vazhdon t’i kënaqë oligarkët dhe se asnjë shteti në botë nuk shton tatimet përveç Maqedonisë.
“Qeveria në vend që të ndihmojë, ata i pengojnë qytetarët. LSDM përsëri goditi xhepin e qytetarëve me rritjen e akcizës për naftën”, shprehen nga kjo parti duke theksuar se qeveritë botërore ndihmojnë qytetarët ndërsa kjo qeveri po e vjedh popullin e vet.
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve-kryesisht me...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...