Google ADS

OBRM-PDUKM: Pushteti po keqpërdor organet shtetërore për përndjekje dhe frikësim të qytetarëve

11:20 | 14 Nëntor 2018
Arbresh.info

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media akuzon LSDM-në se është duke kryer përndjekje dhe presion politik.

Sipas tyre keqpërdorimi i urdhrit për përndjekje të Gruevskit për rrethim të shtabit të partisë është reflektim i metodave jodemokratike që nuk kanë bazë në botën e civilizuar dhe Evropën.

“Gjithsej 9 vrasje nuk janë zbardhur tani më një vit e gjysmë, ndërsa pushteti nuk ka lëvizur as një të dhjetën e forcave policore që u përdorën për të rrethuar shtabin e OBRM-PDUKM-së. Një vit e gjysmë organet e gjyqësorit nuk kanë ndërmarr asnjë veprim kundër dyshimeve për krim tek përfaqësuesit e lartë të pushtetit”, thonë nga partia opozitare.

Ata shtojnë se sundimi i drejtësisë duhet përsëri të bëhet praktikë e jo përjashtim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme