OBRM-PDUKM njofton të shtunën do të organizojë protestë para Ministrisë së Shëndetësisë.
“Sot vdiqën 35 persona, në ditën kur kishim 51 funerale për shkak të coronavirusit. 86 njerëz vdiqën në dy ditë. Këta njerëz nuk do të kishin vdekur nëse Zoran Zaev dhe Venko Filipçe do të kishin siguruar vaksina në vend që të ngisnin motoçikleta dhe helikopterë. Sidoqoftë, komisionet për vaksina ishin më të rëndësishme për ta sesa sigurimi i vaksinave për shpëtimin e jetës së qytetarëve të Maqedonisë”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Më shumë se 4.000 persona humbën jetën ndërsa qeveria jonë dështoi të sigurojë ndonjë vaksinë. Filipçe dhe Zaev, thonë nga OBRM-PDUKM, janë direkt fajtorë për të gjithë kaosin që po ndodh në spitale, me të sëmurët, me të vdekurit dhe familjet e tyre.
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...