Google ADS

OBRM-PDUKM: Përgjegjësi për të gjitha veprimet joligjore

10:27 | 23 Nëntor 2019
A. B.

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “ministri Oliver Spasovski dhe kryeministri Zoran Zaev po ballafaqohen me profesionistët në MPB të cilët nuk pajtohen me urdhrat partiak të tyre”.

“Spasovski në mënyrë të kundërligjshme ka nënshkruar vendime për rilokimin e profesionistëve në vende pune më shumë se 200 kilometra nga vendi i tyre i banimit”, thonë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata thonë se është veprim joligjor dhe se për këtë do të ketë vendim gjyqësor kundër MPB-së.

Ata shtojnë se Zaev dhe Spasovski frikësohen nga 12 prilli dhe për këtë shkak me frikë tentojnë të frikësojnë qytetarët. Në njoftimin e OBRM-PDUKM-së thuhet se ligji ekziston dhe për të gjitha parregullsitë do të këtë përgjegjësi për porositësit e këtyre vendimeve si dhe për zbatuesit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme