Google ADS

OBRM-PDUKM: Për katër ditë janë infektuar 99 persona me coronavirus, Filipçe gënjen se është fituar beteja

10:58 | 20 Maj 2020
Arbresh.info

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM thonë se Zaev dhe LSDM gënjejnë se situata me cronavirusin është duke u qetësuar, realiteti është se është më keq se në mars kur u shpall gjendja e jashtëzakonshme.

“Vetëm në katër ditët e kaluara, ka pasur 99 të infektuar dhe 9 vdekje nga coronavirusi në Maqedoni, gjë që tregon se situata është alarmante. Për ta bërë më shqetësuese të gjithë situatën, ne kemi një numër kaq të tmerrshëm në një kohë kur qeveria ka zvogëluar në mënyrë drastike numrin e testeve, në vend që ta rritë atë dhe të ketë një pamje realiste të situatës me coronavirusin. Për më tepër, Maqedonia po përballet me krizën më të rëndë të coronës në rajon. Maqedonia ka numër rekord për sa i përket vdekshmërisë për milion banorë në rajon, në krye sa i përket numrit të infektuar për milion dhe vendit me numrin më të vogël të testeve”, thonë nga atje.

Sipas opozitës, Filipçe nën diktatin e Zaevit, gënjen publikun se beteja e parë me coronavirusin është fituar, të gjitha këto bëhen me qëllim që të shkonin në votime për të shpëtuar karrierën e Zaevit.

“Edhe kur vendet e rajonit si Sllovenia dhe Kroacia testojnë masivisht për të ditur gjendjen reale, në Maqedoni, me urdhër të Zaev, testet janë zvogëluar për të fshehur numrat e vërtetë, në mënyrë që të mund të shkohet në zgjedhje”, thuhet në deklaratën e OBRM-PDUKM-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme