Nëpërmjet një njoftimi nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thuhet se “Stevo Pendarovski është shërbëtor i Zoran Zaevit dhe ithtar i politikave kriminale dhe kundër shtetërore të kartelit”.
“Pendarovski thotë se s’është produkt i marrëveshjes mes disa liderëve që vendosën ai të jetë kandidat. Pendarovski gënjen sikur Zaevi. Pikërisht Zoran Zaev dhe kreu i BDI-së, të cilin e akuzonte për kriminaliteti, vendosën që me marrëveshje politike pas dyerve të mbyllura ai të jetë kandidat. Pendarovski gënjen sikur Zaev”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ata shtojnë se Pendarovski para dy viteve njëjtë sikur Zaevi thonte se do të ulet papunësia te të rinjtë dhe do të përmirësohet standardi tek të rinjtë. Papunësia e të rinjve është ulur, thonë nga kjo parti, të rinjtë po migrojnë dhe Pendarovski gënjen sikur Zaev.
“Zaev premtonte pagë mesatare prej 500 eurove. Paga mesatare është larg 500 euros edhe pas dy viteve që kur e morën pushtetin. Pendarovski dhe Zaev janë të njëjtë. Edhe Zaev edhe Pendarovski gënjen. Qytetarët secilën ditë ballafaqohen me pasojat e politikave të gabuara në ekonomi. S’ka vende të reja të punës, s’ka standard më të mirë. Qytetarët filluan ta shohin të vetmin opsion, migrimin”, thonë nga OBRM-PDUKM duke cekur se sipas të dhënave të ambasadës gjermane, e njëjta jep thuajse 20.000 viza pune në vit dhe se këto janë të rijnë që emigrojnë.
Sipas OBRM-PDUKM-së, Zaev gënjeu se do t’i kthejë të rinjtë dhe se emigrimi është përshpejtuar./Telegrafi/
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...