OBRM-PDUKM me numër rekord të amendamenteve për Ligjin e gjuhëve

17:57 | 27 Janar 2018
Arbresh.info

OBRM-PDUKM deri më tani ka dorëzuar 19.350 amendamente për Ligjin për përdorimin e gjuhëve i cili ditën e hënë do të jetë në rend dite në Kuvendin e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky numër nuk është përfundimtar, sepse në Kuvend vazhdojnë të arrijnë amendamente nga opozita. Kjo nënkupton se ky Ligj nuk do të mund të miratohet për një periudhë më të gjatë, duke pasur parasysh që sipas procedurës, për shpalosje të çdo amendamenti janë paraparë nga 3 minuta.

Përndryshe, ky është numri rekord i amendamenteve të dorëzuara për një ligj. Deri më tani numri rekord ëshë mbajtur nga BDI, me 15.500 amendamente për Ligjin për ish-pjesëtarët e forcave të sigurisë në vitin 2012.

Partia opozitare, OBRM-PDUKM e cila nga mesi i dhjetorit bojkoton punën e Kuvendit, ka paralajmëruar se ditën e hënë do të kthehet për të marrë pjesë në diskutimin për Ligjin për përdorimin e gjuhëve./telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme