Një referendum që nuk është i detyrueshëm, OBRM-PDUKM nuk do ta njohë atë si vullnet të popullit, tha mbrëmë kryetari Hristijan Mickoski në një intervistë për “Alsat M”.
“Nuk kemi aftësinë për t’iu përgjigjur konvencionalisht pyetjeve tuaja dhe për të bërë strategji sepse kemi punë me njerëz që ndryshojnë pikëpamjet e tyre në baza ditore. Nëse referendumi është i detyrueshëm, sepse duhet ët dalin 50 për qind plus një nga votuesit dhe ata do të votojnë për ose kundër, dhe atëherë ne do të duhet të respektojmë rezultatin, jo vetëm OBRM-PDUKM, por së pari ajo duhet të jetë demokratike”, thotë Mickoski.
Nuk mund ta pranoj marrëveshjen për emrin si zgjidhje për problemin, vlerëson Mickoski.
Ai shtoi se ekipi ynë i negociator, i udhëhequr nga Zoran Zaev dhe ministri për Punë të Jashtëm, Nikolla Dimitrov kanë pranuar që në Kuvend të votohet me shumicë të thjeshtë, e cila në të vërtetë duhet të bëhet nga një shumicë e dy të tretat e votave./telegrafi
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?