Nga partia opozitare akuzojnë se me projektin “Nafta e Gjelbër” përfitojnë vetëm gjysma e bujqve.
“LSDM po përpiqet t’i mashtrojë bujqit nëpërmes konferencave të zbehta për shtyp. LSDM harron të thotë që me masën “Nafta e Gjelbbër” vetëm gjysma e bujqve në Republikën e Maqedonisë mund ta përdorin këtë masë. Kjo do të thotë, LSDM duhet të përgjigjet pse parashikon vetëm 55.000 karta të naftës së gjelbër, ndërsa ka mbi 100.000 bujqë të regjistruar në Maqedoni”, thonë nga partia opozitare.
Nga atje thonë se një problem shtesë me këtë masë është shpërndarja e padrejtë ndaj kuturave bujqësore, në disa kultura përqindja e pjesëmarrjes së naftës është më e ulët dhe në disa të tjera më e lartë në kostot totale të prodhimit, pra kostos i jepet e njëjta subvencion.
“Masa është kozmetike dhe populiste pasi bëhet fjalë për minimizimin e kostove të prodhimit duke filluar nga 1 deri në 3% që është vlerë e pastër simbolike dhe nuk do të ketë ndonjë ndikim në konkurrencën e prodhimit dhe nuk do të mbulojë kostot e rritura që bujqit kanë shpenzuar dy vitet e fundit.
Nëse LSDM me të vërtetë kujdesej për bujqit siç thotë, do të duhet të zvogëlojë akcizën dhe kështu të arrijë një efekt real që do t’i vinte të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë në një pozitë të barabartë”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...